E rëndë, 14-vjeçarja përdhunohet në një stacion autobusi

3 hours ago 23

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bolzano të Italisë, ku një adoleshente ka rënë pre e një sulmi seksual.

Mediat italiane raportojnë se dy ditë më parë një 14-vjeçare është përdhunuar ndërsa ndodhej në një stacion autobusi.

Fillimisht autori është afruar duke e pyetur për orarin e autobusit, mbërritjen si dhe itinerarin e më pas e ka sulmuar adoleshenten fizikisht, ku edhe ka kryer aktin seksual.

E mitura ka bërtitur për ndihmë, por fatkeqësisht, askush nuk e dëgjoi pasi zona ishte mjaft e izoluar. Pas pesëmbëdhjetë minutash, 14-vjeçarja ka arritur të çlirohet nga sulmuesi i saj, duke e goditur dhe duke bërë që ai të rrëzohet.

Më pas ajo ka ikur dhe ka kërkuar ndihmë nga një kalimtar i rastit, një banore e lagjes, i cili ka telefonuar menjëherë policinë.  Gruaja ka pritur të mbërrijë policia bashkë me 14-vjeçaren e përlotur dhe e tronditur.

Policia ka arritur të vërë në pranga autorin, i cili është kapur në një stacion autobusi pranë vendit ku kishte abuzuar me të miturën, në tentativë për tu larguar në qendër të qytetit.

E reja është dërguar në spital për mjekim, ndërsa dhunuesi i saj është shoqëruar në komisariat. Nga kontrollet rezultoi se ishte një 40-vjeçar me origjinë pakistaneze, me banim në Bolzano.

Read Entire Article