‘Blackout’ në të gjithë vendin, OST: Problemet nisën nga Greqia deri në Prizren! Shkak, temperaturat e larta dhe…

2 months ago 41
Reklamë

Disa qytete kanë hasur probleme me furnizimin me energji elektrike që prej orës 12:20.

Gazetarët në rrethe informojnë se pa drita janë Tirana, Durrësi, Lezha, Shkodra, Kukësi dhe Saranda e Elbasani nuk dihen shkaqet, teksa sot është një nga ditët më të nxehta të vitit.

Burimet bëjnë me dije për një defekt ne lidhjen e rrjetit 400 kW e OST që vjen nga Podgorica në drejtim të Shqipërisë.

Informacion paraprak nga OST

Defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin. Është identifikuar defekt edhe në linjën e Prizrenit.

Nga kqyrja fillestare rezulton se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ektreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit.

OST po merr masa për rikthimin e energjisë elektrike te të gjithë konsumatorëve.

Read Entire Article