Blerta Celibashi, nuk është më një emër i panjohur për publikun shqiptar. Ajo që para pak muajsh njihej si “fotografja”, tashmë njihet si vajza që i mori zemrën Princ Lekës.
Pas gjithë zhurmës mediatike që shkaktoi lidhja e saj me Princin ndërkohë që po divorcohet me Elia Zaharinë, Blerta ka qëndruar larg reagimeve dhe daljeve publike.
Lexo edhe :
Related Posts
Sot Blerta feston ditëlindjen dhe mbush 26 vjeç.
Mosha është pikërisht edhe një nga temat që është diskutuar kur u zbulua lidhja e saj me Princin, pasi dyshja ka 16 vite diferencë.
Kujtojmë se Princ Leka dhe Elia Zaharia nuk po kalojnë aspak ditë të mira teksa janë në procedura divorci. Seanca e parë e prishjes së martesës u shty pasi Princi nuk ishte i pranishëm./vizionplus.tv