Blinken pritet të takohet me ministrin e Jashtëm kinez, raportet e tensionuara mes dy vendeve

3 months ago 26

Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës njoftoi të premten se takimi i ministrit kinez Wang Yi dhe homologut të tij amerikan Anthony Blinken do të zhvillohet shumë shpejt.

Takimi i liderëve të diplomacisë kineze dhe amerikane do të zhvillohet në Laos, shtoi ministria kineze në një deklaratë.

Wang ndodhet tashmë në Laos dhe pati një takim sot me homologen e tij japoneze Yoko Kamikawa, ku theksoi se nëse nuk ka përmirësim në marrëdhëniet kino-japoneze, do të ketë një përkeqësim.

Wang Yi tha se marrëdhëniet Kinë-Japoni janë aktualisht në një fazë kritike.

“Politika e Kinës ndaj Japonisë ka ruajtur gjithmonë stabilitet dhe vazhdimësi. Shpresohet që Japonia të krijojë një kuptim objektiv dhe korrekt të Kinës dhe të ndjekë një politikë pozitive dhe racionale ndaj Kinës”, shtoi ai.

Kamikawa tha se Japonia dhe Kina kanë konfirmuar promovimin e gjithanshëm të marrëdhënieve strategjike dhe reciprokisht të dobishme dhe shkëmbimet mes dy palëve janë rritur në të gjitha nivelet mes brezave të rinj të dy vendeve.

“Japonia është e përkushtuar për zbatimin e konsensusit të rëndësishëm të arritur nga udhëheqësit e dy vendeve dhe ndërtimin e një marrëdhënie konstruktive dhe të qëndrueshme Japoni-Kinë”, tha ajo.

Po ashtu, ajo theksoi se qëndrimi i Japonisë për një Kinë të bashkuar (duke iu referuar Tajvanit) nuk ka ndryshuar dhe se bashkëpunimi Japoni-Kinë është shumë i gjerë dhe ka potencial të madh, por ka edhe çështje të pazgjidhura./vizionplus.tv

Read Entire Article