Boston në finalen e madhe të NBA, përmbysje spektakolare kundër Indiana-s, seria e dueleve mbyllet 4-0

3 months ago 17
Reklamë

Përmbysja e  radhës e madhe i lejoi Bostonit që të fitonte edhe finalen e katërt kundër Indianes në konferencën e lindjes, duke bërë që ky ekip të jetë i pari që siguron  kualifikimin për në finale e madhe të sezonit ku do të shpallet edhe kampionia e NBA. Boston e mbyll 4 me 0 serine e dueleve finale kundër Indianës, duke e festuar suksesin e madhe ë shtëpinë e kundërshtarit madje. Miqtë ishin në disavantazh 8 pikë në periodën e fundit, por përmes një loje fantastike ia dolën të përmbysin vendasit duke e mbyllur përballjen me rezultatin 105 me 102. Vendimtare për të shmangur shtesa, trepikëshi i fundit i Derrik Uait.

Duhet theksuar se të paktën në dy periodat e para kemi pasur një përballje kokë më kokë, luajtur për çdo pikë, dhe të ekuilibruar, ekuilibra që në fakt u prishën në periodën e tretë kur Indiana Pacers nisi të krijonte një avantazh të vogël, që më pas u thellua në periodën e katërt. Madje 5 minuta para fundit të zotët e shtëpisë po shpresonin shumë që ishin duke u rikthyer në lojë për kualifikimin pasi krijuan 8 pikë avantazh. Mirëpo në fund dolën në skenë yjet e miqve. Pavarësisht 26 pikëve dhe 13 topave në tabelë të Jayson Tatum, ai që rrëmbeu të gjithë skenën e kësaj supersfide ishte Derrik Uait.

45 sekonda nga fundi ai shënon një trepikësh vendimtar për fitoren e Boston. Nëse i shtojmë këtu pastaj edhe yllin tjetër të Boston që u shpall, basketbollisti i ndeshjes Jaylen Broën, autor I 29 pikëve, atëherë mund të thuhet se duelin e vendosen yjet e miqve, të cilët sfumuan kampionet e Indianes,  Nembhrd, Siakam dhe MkKonell. Tek Pacers e vetmja keqardhja ishte që u deshën ta luajnë duelin e katërt pa praninë e kampionat të tyre Haliburton. Në finalen tjetër të konferencës së perëndimit Dllas po udhëheq 3 me 0 ndaj Minesotes dhe është shumë pranë kualifikimit në finale e madhe të NBA ku do të gjente Bostonin përballë. /vizionplus.tv

Read Entire Article