“Bota më e kërcënuar se kurrë”, kryespiunët e SHBA dhe Britanisë japin alarmin

1 week ago 26
Reklamë

Rendi ndërkombëtar botëror është më i kërcënuar se kurrë më parë që prej luftës së Ftohtë. Është alarmi që ngrenë dy shefat e shërbimeve të huaja të inteligjencës në Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe, William Burns dhe Sir Richard Moore.

Në një editorial të rrallë të përbashkët, krerët e CIA-s dhe MI6 e cilësojnë luftën në Ukrainë si një prej rreziqeve më të paprecedenta teksa thonë se dy vendet janë të bashkuara për t’i rezistuar agresionit të Putinit, raporton A2.

Në artikullin e publikuar në Fiancnial Times, Burns dhe Moore pohojnë se e kishin parashikuar luftën në Ukrainë para se të ndodhte, dhe se kishin paralajmëruar komunitetin ndërkombëtar, duke deklasifikuar sekrete për të ndihmuar Kievin.

Ata përmendin si rreziqe të tjera, një fushatë sabotazhi rreth Europës nga Rusia, mundësinë e përhapjes së konfliktit në Lindjen e Mesme dhe rigjallërimit të Shtetit Islamik duke thënë se po punon së bashku për të parandaluar skenarë të tilla.

Dyshja bëri gjithashtu shfaqjen e parë publike së bashku në një samit të sigurisë në Londër, të shtunën.

Burns dhe Moore thonë në editorial se ishte më jetësore se kurrë ruajtja e kursit sa i përket mbështetjes së Ukrainës, pasi sipas tyre, Putin nuk do të fitojë. Sa i përket luftës në Gaza, kreu i CIA-s që është edhe kryenegociatori amerikan në bisedimet për paqen, tha se një propozim më i detajuar armëpushimi do të paraqitej gjatë ditëve në vazhdim.

/a.r

Read Entire Article