FOTO LAJM/ Përmbytje masive në Izmir, pamje të frikshme nga Turqia

1 week ago 69
Reklamë

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Izmir të Turqisë.

Mediat lokale raportojnë se reshjet e dendura që nisën mbrëmë pas mesnate kanë shkaktuar përmbytje masive në disa lagje, ndërkohë që raportohet për rrugë të prishura dhe biznese e banesa nën ujë.

  

Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në lagjen Buca, ndërsa “Hurriyet” raporton se intensiteti i reshjeve ka qenë tepër i lartë ku në zona të caktuara kanë rënë 127 litra për metër katror.

Ky është një rekord që nuk shënohej prej dekadash në Izmir, ndërkohë që autoritetet tani po ndërhyjnë për t’i ardhur në ndihmë banorëve. /vizionplus.tv

Read Entire Article