Përplasen dy trena në Çeki, 35 të plagosur

23 hours ago 17
Reklamë

Të paktën 35 persona u plagosën, shumica prej tyre lehtë, kur dy trena pasagjerësh u përplasën mëngjesin e sotëm në Pragë.

Shërbimet e urgjencës në Pragë raportuan se ndihma e parë iu dha 35 personave të plagosur, duke theksuar se jeta e askujt nuk ishte në rrezik.

Departamenti i zjarrfikësve të kryeqytetit çek tha se kishte evakuuar rreth 200 njerëz nga vendi i aksidentit.

Sipas policisë, një drejtues mjeti ka rezultuar pozitiv për alkomatografi dhe po i nënshtrohet analizave të gjakut.

Treni i dytë operohet nga kompania KŽC, siç raporton Agjencia Çeke e Lajmeve (ČTK).

Aksidentet hekurudhore nuk janë të rralla në Republikën Çeke me 10.9 milionë banorë.

Qershorin e kaluar, katër persona u vranë dhe më shumë se 20 u plagosën kur një tren pasagjerësh u përplas me një tren mallrash në qytetin Pardubice. /vizionplus.tv

Read Entire Article