Alarmi i kuq në Europë, priten përmbytje edhe në zona të tjera

9 hours ago 23
Reklamë

Një valë masive përmbytjeje që po lëviz nëpër Evropën Qendrore po kërcënon zona të reja dhe po ngjall shqetësime tek qytetarët dhe autoritetet.

Kjo valë përmbytjesh bëri gjithashtu bëri që Kryetarja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen të planifikonte një vizitë në rajon të enjten.

Lexo edhe :

Related Posts

Shirat e dendur shkaktuan gjithashtu përmbytje dhe evakuim të rreth 1000 banorëve në rajonin verior italian të Emilia-Romagna.

Numri i të vdekurve po rritej në Evropën Qendrore, teksa ujërat në rënie po zbulonin shkallën e madhe të shkatërrimit të shkaktuar nga shirat jashtëzakonisht të dendur që filluan një javë më parë.

Ministri i Brendshëm çek, Vit Rakusan tha se numri i të vdekurve arriti në pesë në Republikën Çeke verilindore të prekur ndjeshëm nga përmbytjet, të cilat lanë pas edhe 8 të zhdukur. Kjo e çon numrin e të vdekurve deri më tani në 24 në rajon.

Autoritetet kanë raportuar gjithashtu shtatë vdekje, në Poloni, Rumani dhe pesë në Austri.

Në dy rajonet më të goditura në Republikën Çeke verilindore, trupat iu bashkuan zjarrfikësve dhe zyrtarëve të tjerë të urgjencës për të ndihmuar banorët në përpjekjet për pastrim dhe rikuperim. Helikopterët e ushtrisë janë përdorur për të shpërndarë ndihma humanitare ndërsa ushtarët po ndërtojnë ura të përkohshme pasi shumë prej tyre u shkatërruan nga përmbytjet./vizionplus.tv

Read Entire Article