OKB: Izraeli shkeli konventën ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve në Gaza, pikë jashtëzakonisht e errët në histori

8 hours ago 19
Reklamë

Organizata e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve denoncoi Izraelin, të cilin e akuzoi për shkelje të rënda të konventës ndërkombëtare që mbron të drejtat e fëmijëve. OKB vuri në dukje se operacionet ushtarake që nga 7 tetori, kur filloi lufta në Rripin e Gazës, kanë pasur një ndikim shkatërrues te fëmijët.

Komiteti katër anëtarësh, përgjegjës për monitorimin e pajtueshmërisë së vendeve me Konventën e 1989 për të Drejtat e Fëmijës, thotë se “dënon në termat më të ashpër të mundshëm shkeljet serioze të të drejtave të mbrojtura nga konventa në territoret e pushtuara palestineze, duke përfshirë humbjet e jetës si pasojë e veprimeve ushtarake të një shteti .’

“Vdekja e fëmijëve është pothuajse unike historikisht. Kjo është një pikë jashtëzakonisht e errët në histori”, u tha gazetarëve nënkryetari i komisionit Bragi Gudbrandsson. Dhe ai shtoi: “Unë nuk mendoj se ne kemi parë ndonjëherë një shkelje kaq masive sa ajo që po shohim në Gaza. Këto janë shkelje jashtëzakonisht të rënda që nuk i shohim shpesh”.

Delegacioni i Izraelit, në seancat përkatëse të mbajtura në OKB në shtator, argumentoi se Konventa për të Drejtat e Fëmijëve nuk zbatohet për Gazën apo Bregun Perëndimor dhe se është i përkushtuar të respektojë të drejtën ndërkombëtare humanitare. Ai pohoi gjithashtu se fushata ushtarake në Gaza ka për qëllim eliminimin e liderëve të Hamasit dhe se nuk synon civilët, por se militantët fshihen mes tyre, gjë që Hamasi e mohon.

Gati 42,000 njerëz janë vrarë në Gaza që kur Izraeli filloi operacionin e tij ushtarak kundër Hamasit, shumica prej tyre civilë, gra dhe fëmijë. Sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, bazuar në vdekjet e dokumentuara plotësisht në enklavën palestineze, numri i fëmijëve të vdekur është 11,355./vizionplus.tv

Read Entire Article