Shpenzoi shumë para dhe donte ta fshihte nga burri, gruaja inskenon grabitjen me armë

1 day ago 21
Reklamë

Një grua në Patra ka raportuar se ishte viktimë e një grabitjeje me thikë, por e vërteta ishte krejt ndryshe.

41-vjeçarja ka denoncuar në Policinë e Patrës se teksa është ndaluar me makinën e saj në rrugën Londou është sulmuar nga dy persona që lëviznin me motor. Siç ka pretenduar ajo, dy autorët e kanë kërcënuar me thikë, kanë hapur derën e pasagjerit dhe i kanë marrë portofolin me shumën 850 euro dhe dy karta bankare.

Mirëpo, e vërteta është krejtësisht ndryshe, pasi sipas mediave greke, më në fund doli se e gjithë kjo ishte thjesht një skenar i shkruar mirë, pasi u vërtetua përfundimisht se ajo ka inskenuar grabitjen për të justifikuar shumën që ka shpenzuar nga paratë e  bashkëshortit.

Më në fund 41-vjeçari u arrestua për dëshmi të rreme dhe mobilizim të panevojshëm të autoriteteve. /vizionplus.tv

Read Entire Article