U sulmua nga peshkaqeni gjatë notit, humb jetën turistja 30-vjeçare në Spanjë

1 day ago 16
Reklamë

Një turiste gjermane ka humbur jetën në Spanjë, pasi është sulmuar nga një peshkaqen.

Sipas mediave të huaja, 30-vjeçarja ishte duke notuar teksa është kafshuar nga peshkaqeni, 278 milje në jugperëndim të ishullit Gran Canaria.

Shërbimet e urgjencën në Spanjë u alarmuan në gjendjen në të cilën ndodhej e reja dhe pas konsultimit me autoritetet marokene, e nisën menjëherë me helikopter

Pak orë më vonë, turistja 30-vjeçare hipi në helikopter dhe vdiq nga arresti kardiak ndërsa po transportohej në një spital të Las Palmas.

Vitin e kaluar pati 69 sulme peshkaqenësh në mbarë botën që vranë dhjetë njerëz, katër vdekje u regjistruan në Australi, dy në SHBA dhe nga një në Bahamas, Egjipt, Meksikë dhe Francë (në Kaledoninë e Re). /vizionplus.tv

Read Entire Article