Brahaj: Tregu i pronave në krizë, mazhoranca po mban peng rivlerësimin

4 months ago 25

Nga momenti kur deputetja e mazhorancës Blerina Gjylameti propozoi një nismë në kuvend për të rivlerësuar pronën me një tatim 3% kanë kaluar afro dy muaj. Që nga ajo kohë e deri më sot tregu është i bllokuar, pasi qytetarët janë në pritje të një tatimi më të ulët. Agjentët imobiliarë ngrenë shqetësimin për efekte negative që po shkakton ky pezullim.

Shitjet kanë rënë me 25-30%. Nëse deri dje vinin qytetarët në zyrat tona dhe interesoheshin, këto muaj nuk ka më as interes, pasi janë në pritje për të kursyer lekë me një tatim më të ulët. Ky fakt ndihet në të 100 zyrat tona që janë pjesë e shoqatës së agjenteve imobiliarë“, – u shpreh në “E-ZONE”, Vizon Plus, Arbër Brahaj.

Sipas tij është e papranueshme që mazhoranca po mban peng nismën që ajo vet e propozoi.

Ne shohim me keqardhje që korriku po mbyllet dhe nuk ka asnjë datë të përcaktuar se kjo nisëm të jetë e parashikuar për diskutim. Në gusht parlamenti është pushim. Edhe dy muaj të tjerë pezull për ne dhe tregun në tërësi është një kosto dhe efekt shumë i madh, pasi qytetarët do të rrinë në pritje“, – sqaroi Brahaj.

Pas rishikimit të çmimeve të referencës një vit më parë, ka një interes të shtuar të qytetarëve për të sjellë pronën e tyre në vlerën e tregut apo të referencave të reja. Por ky interes frenohen për shkak se tatimi që duhet të paguajnë është 15% dhe konsiderohet i lartë. Ndërsa fushata e propozuar parashikon një tatim 3%.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article