Cardi B bëhet nënë për herë të tretë, pak javë pas divorcit

5 days ago 36
Reklamë

Reperja Cardi B ka njoftuar së fundmi ardhjen e fëmijës së saj të tretë, vajzës, disa javë pas ndarjes nga bashkëshorti Offset.

Artistja e ‘WAP’ lajmëroi në Instagram të enjten se ajo mirëpriti vajzën e saj më 7 shtator.

Në postimin e saj në Instagram, Cardi B, 31 vjeç, shihet duke shkëlqyer nga lumturia teksa mban të porsalindurin e saj me një mantel spitalor shumëngjyrësh.

Cardi B njoftoi se ishte shtatzënë dhe priste fëmijën e saj të tretë me Offset në fillim të gushtit, vetëm disa ditë pasi ajo bëri kërkesë për divorc nga ai më 31 korrik.

“Me çdo fund vjen një fillim i ri! Unë jam shumë mirënjohës që kam ndarë këtë sezon me ty, më ke sjellë më shumë dashuri, më shumë jetë dhe mbi të gjitha ke ripërtërirë fuqinë time!” Ka shkruar Cardi në postimin e saj të njoftimit të shtatzënisë. “Më ke kujtuar se kurrë nuk duhet të zgjedh mes jetës, dashurisë dhe pasionit tim! Të dua shumë dhe mezi pres që të dëshmosh atë që më ndihmove të realizoj, atë që më shtyve të bëj!”. /vizionplus.tv

Read Entire Article