Cekja i Beratit rrëfen detaje nga jeta e tij jashtë skene, ja kujt i kërkon falje këtë fundvit

8 months ago 51
Reklamë

Mëngjesin e 31 dhjetorit, emisioni special i “7 pa 5” solli një përvojë të pazakontë për audiencën përmes shumë emrave të veçantë dhe të dashur për publikun si dhuratë për të gjithë në këtë fundvit.

Emocionet dhe batutat nuk munguan nga aktori i humorit Sejfulla Myftari ose i njohur ndryshe si Cekja i Beratit, duke krijuar një atmosferë të argëtuese për të gjithë.

Lexo edhe :

Related Posts

Gjate bisedës me Almën dhe Syrjanin, Cekja foli për raportin me bashkëshorten të cilën mes batutash e falenderoi publikisht për mbështetjen e dhënë gjatë gjithë viteve të karrierës. Madje i kërkoi dhe falje për gabimet gjatë 47 viteve martesë, duke treguar një ndjenjë tërësisht humane.

Cekja gjithashtu u ndal dhe te familja ku foli për lidhjen e ngushtë me nipin, duke sjellë një dimension më të thellë të jetës së tij jashtë skenës.

Ky mëngjes në “7 pa 5” u mbyll me shumë humor dhe emocione, duke krijuar kështu një kujtim të paharrueshëm në mbyllje të këtij viti. /vizionplus.tv

Read Entire Article