“Cikalleshi-Uzuni i duheshin Shqipërisë”, legjendat Kushta e Zmijani vlerësonë kombëtaren: Me Sylvinhon po ëndërrojmë

3 months ago 41
Reklamë

Nga Ervin Sina

Reparti ofensiv i Shqipërisë ishte ai që vuri në siklet të madh trajnerin Silvinjo në përzgjedhjet e tij për lojtarët ku duhet të mbështetet në Euro 2024. Lënia jashtë e Cikalleshit dhe Uzunit ishte një zgjedhje e fortë e trajnerit të kuqezinjve e cila i ka ndarë specialistet në mes. Ish-yjet e kombëtares sonë Sokol Kushta dhe Hysen Zmijani janë të mendimit se të dy këta lojtarë meritonin të ishin në europian, por vlerësojnë Silvinjon si një trajner që nuk mund të kontestohet për shkak të punës që ka bërë me kombëtaren.

“Çdo përzgjedhje ka përgjigjet e veta ka një kundërshtar, edhe por të kishte lënë një tjeter…Cikalleshi ka qenë sulmuesi kryesore, them ndoshta e ka merituar për te ardhur…… Por nuk duhet të hedhim poshtë edhe meritat e trajnerit që ka ardhur deri këtu..shpresojmë të jenë për mirë këto zgjedhje. E rezultatet do ti japin të drejtë”, tha Hysen Zmijani.

“Nëse do flas unë për shijet e mija, unë do doja që Cikalleshi dhe Uzuni, për mendimin tim kanë dhënë tek ekipi kombëtar, duhet të ishin. Ky është mendimi, im por nuk do me thënë që mendimi të jetë i bazuar në realitet. Por në argumentet e mija Cikalleshi ka qenë determintat për kombëtaren, ndërsa Uzuni është një lojtar që është 28 vjeç, ka pesë vjet që sjell energjinë pozitive të një lojtari, që e luan në një kampionat të fortë”, deklaroi Sokol Kushta.

Por cila është pritshëmëria e legjendave kuqezi për kombëtaren në pjesëmarrjen e dytë historike në europian, deri ku mund të shkojë ky ekip?

“Nëse flasim për kundërshtarët që kemi, i bie të jemi të fundit, por ne po flasim me po diçka më shumë sikurse po tregon futbolli..kjo është e bukura se mund të ketë surpriza….kjo është ajo dinakëria , vlera e trajnerit që mund ti kapi kundërshtarët në pikët e dobëta….Por edhe tanët luajnë jashtë dhe nuk kanë frikë të luajë kundër rivalëve….shpresojmë tek surpriza”, deklaroi Hysni Zmijani.

“Patriotike dua që ekipi kombëtar të kaloj dhe të vej sa më lart, por nëse flasim në aspektin profesional; ne duhet të kuptojmë në cfarë niveli jemi. Kemi tre kundërshtarë të nivelit superior…unë si specialist do më kënaqte një paraqitje dinjitoze e kombëtares sepse çdo paraqitje rrit vlerat e ekipit kombëtar. Nëse flasim me logjikë të pastër sportive, unë dua që Shqipëria të marrë të paktën dy barazime, me Italinë dhe Kroacinë”, shtoi Sokol Kushta./vizionplus.tv

Read Entire Article