Cila skuadër na intereson të fitojë? Gazetari: Shqiptarët ta harrojnë sot Italinë, të bëjnë tifo për Spanjën

3 months ago 27
Reklamë

Sonte në mbrëmje luhet superndeshja Spanjë – Itali në Grupin B. E konsideruar si një finale e parakohshme, dy ekipet do të pretendojnë fitoren për të zënë vendin e parë në grup. Të dyja kanë nga një fitore, pra 3 pikë.

Por fitorja e cilës skuaddër i intereson Shqipërisë, duke qenë se është në të njëjtin grup dhe shpreson që të dali në vendin e tretë si një nga ekipet më të mira dhe që mund të ketë shanse për të kaluar grupin?

Gazetari i Tv Klan, Endrit Sauku, thotë se shqiptarët sonte duhet të jenë tifozë me Spanjën. Një fitore e iberikëve ndaj Italisë, do të bëjë që Spanja të jetë më e lehtësuar në ndeshjen e fundit që ka me Shqipërinë dhe kuqezinjtë të mund të arrijnë të marrin pikë.

Kush na intereson që të fitojë sonte, Spanja apo Italia?

Endrit Sauku: Natyrisht Spanja. Arsyeja e fortë që të fitojë Spanja është ngaqë Italia ka një ndeshje të fundit me Kroacinë ku do të përballen me njëra-tjetrën dhe rrjedhimisht një nga ekipet do të lërë pikë, varet si do të dalë rezultati, por mund të na ndihmojë neve që të dalim në vendin e tretë. Kështu që mendoj të gjithë shqiptarët duhet të lënë mënjanë dashurinë që kanë për përfaqësuesen italiane të kahershme dhe të bëjnë tifozllëk për Spanjën që të fitojë dhe të vijë pak më e lehtësuar në ndeshjen e fundit të grupit që ndoshta mund të ketë edhe ndonjë zëvendësim dhe disa nga lojtarët kryesorë, pavarësisht se dhe ata që janë në stol kanë vlera të Spanja, të lihen pushim dhe t’i japin pak frymëmarrje edhe Shqipërisë e cila të përballesh me Spanjën në fund fare nuk është diçka e lehtë.

/a.r

Read Entire Article