“Çisternë e ndryshkur”, Rama: Burimi i së keqes është ai që mori peng Shqipërinë dhe pluralizmin

3 months ago 55

Kryesocialisti Edi Rama në fjalën e tij në Kongres vuri theksin tek konflikti i krijuar në seancat plenare, ku shpeshherë opozita ka penguar zhvillimin e punimeve.

Ndonëse nuk i përmendi emrin, Rama la të nënkuptohet se po i referohet kryedemokratit Sali Berisha, për të cilin theksoi se është burimi i kësaj të keqeje, së bashku me ata që e ndjekin.

Lexo edhe :

Related Posts

Ai e quajti një cisternë të ndryshkur helmi, që sipas tij helmon këdo dhe ndjellë ndasi të panevojshme.

“Ne mund të kemi plot arsye dhe mund të gjejmë e më shumë justifikime se arsye për të thënë se ai konflikt skandaloz në atë mexhelis që është prekja e përjavshme e nivelit më të ulët të jetës publike të sjelljes e komunikimit publik nuk është faji ynë. Por ne nuk jemi sidoqoftë të pafajshëm dhe faji ynë nuk është se jemi burimi i atij konflikti. Dihet botërisht se burimi është tjetërkush, i njëjti që doli nga shpellat e historisë së trishtë të shqiptarit kundër shqiptarit qysh se mori jetë parlamenti i nisi jeta pluraliste në Shqipëri, i njëjti që e mori peng sa mundi e kurdo mundi Shqipërinë përmes duarsh të mbrapshta sapo ai u shpall shtet në vitin 1912 e tanimë e ka katandisur PD në një cisternë të ndryshkur helmi e cila nuk i bën më asnjë punë as dreqi vetë, i njëjti që e ndot çdo ditë ajrin e jeyës politike e publike duke çordoditur këdo që e thith akoma atë ajër me pasionin e ndasisë së vjetër, ndërkohë që shkaqet e asaj ndasive kanë vdekur me kohë e me vakt”, tha ai./vizionplus.tv

Read Entire Article