Jo vetëm Shqipëria, edhe një pjesë e territorit të Italisë është përfshirë nga moti i keq, ku stuhia e shiut dhe breshërit ka shkaktuar probleme të shumta.
Një stuhi e fortë shiu ka përmbytur rrugë dhe aeroporte në Itali.
Ndërsa më e prekur duket zona e veriut. Në Breshia stuhia e breshërit ka qenë e fortë, duke shkaktuar edhe dëme materiale, pasi ka thyer xhamat e makinave.