“Covid na njohu me çiftin Kadare”, Skënder Brataj i emocionuar: Helena është nëna ime!

2 hours ago 28

Në miqësitë e shumta të çiftit Arjana Rreli-Skënder Brataj, spikat ajo me çiftin Kadare. Prej disa vitesh, ka nisur një raport shumë i ngrohtë dhe i afërt mes tyre që sot vazhdon me Helena Kadarenë. Në programin “Rudina” në Tv Klan ku ndanë edhe fillesat e historisë së dashurisë, dy mjekët treguan edhe për miqësinë e bukur me çiftin e shkrimtarëve.

Arjana Rreli: Ne të dy kemi kaq shumë për të folur për këtë lloj miqësie që erdhi pas Covid-it.

Skënder Brataj: Jo çdo gjë e keqe vjen për keq, Covid-i na njohu me çiftin Kadare.

Arjana Rreli: Dhe vërtet kemi bërë biseda jashtë atyre të lexuara nga Ismaili apo Helena. Ti ndieje dy njerëz të cilët të perceptuar nga mendja jote, të idealizuara sit ë një niveli tjetër, ndiheshim  kaq të barabartë në biseda, në tavolina, pyetjet vinin kaq të drejtpërdrejta, përgjigjet ishin kaq të sinqerta deri në naivitet në raport me njëri-tjetrin sa për ne është dhe vazhdon të jetë edhe miqësia me Helenën që ne aktualisht e kemi vërtet të dashurën e zemrës, vazhdojmë ta dëgjojmë me shumë kërshëri për gjithë eksperiencat që ajo ka, për mënyrën sesi i transmeton ato.

Skënder Brataj theksoi raportin me Kadarenë dhe kapërcimin e barrierave duke ia lënë vendin afrimitetit e dashurisë thuajse prindërore ndaj tyre.

Skënder Brataj: Ishte një moment ngarkese, stresi, si ajo periudhë dhe të jesh në kontakt, të të kërkohet ndihmë nga Kadareja ishte gjëja më e pabesueshme. Afrimiteti, thyerja e çdo barriere, aq sa të hyje në shtëpi sikur të ishe në shtëpinë tënde, kishim marrëdhënie familjare sa vinin te shtëpia në Vlorë dhe shkonim në Qerret e Tiranë. Ajo që doja t’ju përcillja se mua më iku edhe nëna, Helena është nëna ime. I kisha si prindër dhe i kam si prindër.

/a.r

Read Entire Article