“Fati i tij është i zi”, avokati: Meta nuk i shpëton dot burgut

3 hours ago 90

Avokati Idajet Beqiri, ditën e sotme ishte i ftuar në emisionin “7pa5” në ekranin e Vizion Plus për të folur lidhur me arrestimin e Presidentit të PL-së, Ilir Meta një ditë më parë (21 tetor).

Beqiri tha se arrestimi i Metës ishte i vonuar, ndërsa shtoi se nuk mund ta drejtojë më partinë pasi nuk do t’i shpëtojë burgut.

Lexo edhe :

Related Posts

Beqiri: Ajo parti nuk ka qenë kurrë parti. Nuk ka qenë e organizuar. E vetmja gjë që i bashkonte ishte “të blejmë vota se me vota vihet në pushtet” dhe kur të vijmë në pushtet “bëhet para e madhe”. Nuk e drejton dot ai partinë që nga burgu. Fati i tij është i zi dhe gjithë jetën do ta kalojë me hetime dhe nuk i shpëton dot burgimit. Nuk ka më kohë që të merret me politikë.

Lidhur me tre akuzat që rëndojnë ndaj Metës, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurie, avokati tha se janë vepra të rënda penale që mund të dënohen me 15 vite burg.

Beqiri: Këto janë vepra penale të rënda, pastrimi i produkteve që rrjedhn nga një krim e ka dënimin deri në 15 vjet burg, korrupsioni pasvi deri në 12 vjet burg. Mosdeklarimi i parave e ka dënimin më të butë. Problemi është që SPAK nuk do ngelet vetëm me këto. Këto janë vetëm fillimi dhe i janë bashkangjitur atij procedimi që ka nsiur në 2019 dhe ka të bëjë me aferën e ÇEZ-DIA./vizionplus.tv

Read Entire Article