Meloni nuk i ndahet “Gjadrit”, qeveria italiane miraton ndryshimet në listën e vendeve të sigurta

2 hours ago 13

Qeveria e Italisë miratoi të hënën vonë një dekret që synon të kapërcejë kundërshtimet e gjykatës ndaj planit për dërgimin e  emigrantëve të paligjshëm në vendin tonë, sipas marrëveshjes së nënshkruar mes dy vendeve.

Plani i cili nisi zbatimin javën e kaluar me sjelljen e anijes së parë me emigrantë në Lezhë, u pengua nga një vendim i gjykatës së Romë.

Kjo e fundit argumentoi se grupi i parë i azilkërkuesve nuk mund të qëndronin në Shqipëri pasi vendet e tyre të origjinës, Bangladeshi dhe Egjipti nuk konsiderohen të sigurta.

Vendimi i gjykatës së Romës vuri në pikëpyetje të gjithë projektin italian dhe ndezi debat të ashpër midis qeverisë së Giorgia Melonit dhe gjyqësorit.

Gjykata e Romës veproi në bazë të një vendimi të fundit nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë e cila tha se një vend jashtë BE-së nuk mund të shpallet i sigurt nëse i gjithë territori i tij konsiderohet i lirë nga rreziku.

Duke kërkuar për të kapërcyer këtë pengesë, qeveria italiane përmirësoi statusin ligjor të listës së saj të vendeve të sigurta, duke e bërë më të vështirë për gjykatat të kundërshtojnë vlefshmërinë e tij.

Këshilli i ministrave hoqi gjithashtu tre nga 22 shtetet në listë – Nigerinë, Kolumbinë dhe Kamerunin – për shkak të shqetësimeve specifike në lidhje me situatën e sigurisë në ato vende. /vizionplus.tv

Read Entire Article