PAMJET/ Shoferi me shpejtësi merr para makinën e parkuar dhe përfundojnë në lokal, pronarët kërkojnë dëmshpërblim

3 hours ago 20

Vizion Plus ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë të cilat tregojnë momentin kur dy makina përfundojnë brenda një lokali në Plug të Lushnjës.

Siç shihet në video, drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen” me shpejtesi të madhe futet brenda në garazhd, godet mjetin e parkuar aty, çan murin e lokalit dhe përfundon ne krahun tjeter duke marrë me vete edhe makinën që ishte e parkuar.

Lexo edhe :

Related Posts

Autori i këtij aksidenti Renato Bezati është plagosur dhe ndodhet per mjekim në spital.

Sipas pronarëve të lokalit  në Plug, Agron dhe Teuta Yzeiri, personi qe shkaktoj aksidentin ishte i dehur.

Ata tregojnë momentet kur dëgjuan një zhurme në katin e parë të lokalit të tyre dhe më pas panë aksidentin.

Çifti Yzeiri kërkon që t’i paguhen të gjitha dëmet e shkaktuara , si makina të cilën thonë se e kanë blerë dy vjet më parë 15 mijë euro , por edhe dëmet e lokalit.

Sipas tyre, 30 minuta sapo mbyllën lokalin rreth ores 23:00 ndodhi ngjarja./vizionplus.tv

Read Entire Article