BRICS samit tri ditor në Rusi, Putin: Bota nuk është më një-polare

2 hours ago 17

Rusia pret këtë vit samitin tre ditor të BRICS në përpjekje për të shfaqur ndikimin në rritje të botës jo perëndimore, ndërsa liderët nga Kina, India, Brazili dhe vendet  arabe po i kërkojnë Putinit të gjejë një mënyrë që t’i japë fund luftës në Ukrainë.

Paraprakisht në një takim me gazetarët, Putin tha se vendet e BRICS nuk e vendosin veten në kundërshtim me askënd dhe se ata punojnë së bashku duke respektuar interesat e njëri tjetrit.

Ai tha gjithashtu se rrjedha e ndikimit në botë tashmë ka ndryshuar dhe ky është një fakt.

Mesazhi kryesor që pritet nga Putin dhe udhëheqësi më i fuqishëm i BRIC, Xi Jinping do të jetë se është pikërisht perëndimi me në krye SHBA ai që po izolohet dhe po sfidon veten me sanksionet dhe aleancat e tij.

Por pavarësisht retorikës gjithëpërfshirëse të Rusisë, liderët që takohen në qytetin rus Kazan kanë një gamë të gjerë pikëpamjesh dhe që kufizojnë aftësinë e tyre për të dërguar një mesazh të unifikuar, veçanërisht atë që Putin dëshiron.

I pyetur për luftën në Ukrainë, presidenti rus është shprehur se nuk do të shqyrtojë asnjë mundësi që përfshin lëshimin e territorit të katër rajoneve ukrainas që Rusia pushtoi në nisje të luftës.

Burime të tjera diplomatike kanë deklaruar se nuk do të ketë asnjë zhvillim domethënës sa i takon armëpushimit, deri pas zgjedhjeve presidenciale të SHBA.

Grupi BRICS përbën 45% të popullsisë së botës dhe 35% të ekonomisë së saj, bazuar në barazinë e fuqisë blerëse, megjithëse Kina përbën mbi gjysmën e forcës  së saj ekonomike. /vizionplus.tv

Read Entire Article