Samiti i Kryebashkiakëve Europianë, Veliaj merr mbështetje nga homologët për integrimin e Shqipërisë

3 hours ago 18

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në Samitin e Kryebashkiakëve Europianë në Strasburg, ku u takua me anëtarë të Parlamentit Europian.

Ai mori mbështetjen e homologëve të tij për rrugën e integrimit të Shqipërisë në familjen europiane.

 “Fakti që kemi hapur negociatat, hapëm kolegjin e Evropës në Tiranë, shumë prej kapitujve kanë marrë rrugën e mbarë të zbatimit, dhe fakti që qeveria Rama po insiston që të hyjmë sa më shpejt në BE me shokë si Dario, të cilët kanë qenë fillimisht kryetarë bashkie të qyteteve të rëndësishme, por tani janë avokatët tanë në gjithë vendimmarrjet e BE, është një lajm i mirë për Shqipërinë”, tha Veliaj.

Samiti është një takim politik mes kryetarëve të bashkive europiane dhe anëtarëve të sapozgjedhur të parlamentit. /vizionplus.tv

Read Entire Article