DOSJA E SPAK/ “Shefi”, “I madhi”, mesazhet mes Kryemadhit dhe Piro Xhixhës, babai i deputetes vuri AKEP në dispozicion të çiftit Meta

2 hours ago 21

Nga dosja voluminoze e SPAK për çiftin Meta-Kryemadhi, gjenden edhe mesazhet telefonike të babait të Erisa Xhixhos, Piro Xhixho, i cili komunikonte me Monika Kryemadhin gjatë kohës që mbante postin e kreut të AKEP.

Në dosje theksohet se familja Meta-Kryemadhi kanë përfituar para përmes favoreve që ju kanë bërë kompanive të ndryshme, ku pjesë e tyre janë bërë edhe njerëzit e afërt.

Lexo edhe :

Related Posts

Siaps SPAK theksohet se Monika Kryemadhi ka përfituar të ardhura nga aktiviteti i kompanisë UNIFI Holdings dega Shqipëri, si dhe ka përfituar pagesa për të mira materiale nga Adrian Shatku.

Një pjesë e përfitimeve Kryemadhit i janë dhënë me anë të pagesave që i janë bërë përmes udhëtimeve dhe akomodimit të Kryemadhit në SHBA dhe Britaninë e Madhe, si dhe pagesa për blerje në dyqanet Maçapani në vlerën 12,000 USD, pagesën në shumën 3200 euro për shpenzime arsimi për Bora Metaj, etj.

Ndërkohë theksohet se Monika Kryemadhi ka përfituar një kartë krediti Amerikan Expres nr.374323115131009 e cila është lëshuar nga kompania American Expres, llogaria bankare nga e cila është rimbushur karta nuk është identifikuar ende nga autoritetet gyqësore të Britanisë së Madhe.

Gjithashtu nga bisedat telefonike dhe shkëmbimit të e-maileve është vërtetuar se Kryemadhi ka përfituar edhe nga aktiviteti ekonomik i kompanisë UNIFI Holdings Inc, Dega Shqipëri, dhe në të paktën dy raste është përfituese e dy shumave prej 34,638 Euro.

Po ashtu në akuzën e SPAK theksohet se Monika Kryemadhi së bashku me Ilir Metën kanë përdorur pushtetin e tyre politik për të mbajtur nën kontroll dhe për të urdhëruar Kryetarin e AKEP, shtetasin Piro Xhixho që të krijojë të gjitha kushtet me qëllim që kompania UNIFI Holdings Dega Shqipëri të lidhë kontratë interkonjeksioni me kompaninë …, si dhe të përfitojë sa më shumë minuta për tranzitim.

Në bisedat telefonike mes kryemadhit dhe Xhixhos, ky i fundit i referohet asaj me emrin “Mona” ndërsa për Ilir Metën i drejtohet me emrat “I Madhi” dhe “Shefi”.

Siaps SPAk Piro Xhixha gjatë kohës që ka qenë drejtues i AKEP ka vendosur autoritetin e tij plotësisht në funksion të interesave ekonomike dhe politike të llir Metës dhe Monika Kryemadhit, duke e shkelur detyrimin ligjor që përcakton se “AKEP është person juridik, publik i cili drejtohet nga Këshilli Drejtues që është i pavarur në marrjen e vendimeve dhe funksionon në bazë të rregullores së brendshme, të miratuar nga ai vetë. Këshilli Drejtues përbëhet nga 5 anëtare, të cilët zgjidhen nga Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave”.

Sa më sipër, sipas organit të akuzës dokumentohet se Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë konsumuar veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve”, nëpërmjet marrjes drejtpërdrejtë të një përfitimi të parregullt për veten e saj dhe për të tjerët, për të kryer një veprim që lidhet me detyrën apo funksionin dhe konkretisht me qenien e tyre përkatësisht deputet dhe Kryetar i Kuvendit/ Kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Gjithashtu sipas organit të akuzës edhe personi nën hetim Piro Xhixho ka konsumuar në bashkëpunim me personat e tjerë nën hetim Ilir Metaj e Monika Kryemadhi, në rolin e ndihmësit të këtyre të fundit, elementët e figurës së veprës penale te “Korrupsioni pasiv i funksionarëve te larte shtetërorë dhe te zgjedhurve” parashikuar nga nenet 260 dhe 25 të Kodit Penal.

Read Entire Article