“Çifti Meta-Kryemadhi mori miliona”, SPAK: I përfituan për shkak të favorizimit të kompanive private

2 hours ago 97

Për të fshehur pasurinë marramendëse, sipas SPAK, çifti Meta-Kryemadhi ka përdorur lidhjet familjare, por jo vetëm. Kështu pretendohet në dosjen e përpiluar të prokurorisë, ku Fatime Kryemadhi, e ëma e Monika Kryemadhit, ishte ndër personat kyçë që kanë asistuar në aktivitetin e mosdeklarimit të të ardhurave. Sipas organit të akuzës, e ëma e deputetes është përdorur për të marrë overdrafte dhe kredi, me para të paligjshme si një truk për t’i ligjëruar ato.

“Nga analiza financiare që iu bë të ardhurave dhe shpenzimeve të pasqyruara në llogaritë bankare të Fatime Kryemadhit, rezultoi se kjo shtetase, në vitin 2010, ka balancë negative në shumën 846.000 euro. Në këto rrethana lidhja e kontratës nga ana e Fatime Kryemadhit, marrja prej saj e kredisë bankare, si dhe financimi me këto të ardhura i një pjese të apartamentit të blerë nga Ilir Metaj e Monika Kryemadhi, ndërkohë që vetë Fatimja në këtë kohë ishte pensioniste, krijon dyshimin e arsyeshëm se është bërë me qëllim për të futur në sistemin bankar shuma monetare që burojnë nga veprimtari të paligjshme sikurse është dhe vepra penale e “Korrupsionit”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe :

Related Posts

Ndërkaq, deputetja Monika Kryemadhi mori të paktën 34 mijë euro nga një kompani e huaj me degë në Shqipëri.

“Nga të dhënat e bisedave dhe email-eve ishte vërtetuar se Monika Kryemadhi ka përfituar edhe nga aktiviteti ekonomik i kompanisë UNIFI Holdings Inc, Dega Shqipëri, dhe në të paktën dy raste është përfituese e dy shumave prej 34,638 Euro. Monika Kryemadhi së bashku me Ilir Metën kanë përdorur pushtetin e tyre politik për të mbajtur nën kontroll dhe për të urdhëruar Kryetarin e AKEP, shtetasin Piro Xhixho që të krijojë të gjitha kushtet me qëllim që kompania “UNIFI Holdings”, dega Shqipëri, të lidhë kontratë interkonjeksioni me kompaninë.”, thuhet në njoftimin e SPAK

Mesditën e 21 tetorit, Ilir  Meta u arrestua, ndërsa pritet të dalë nesër në orën 9:30 për masën e sigurisë. Po njëlloj pritet që të njihet me vendimin e gjyqtarit Erion Çela, edhe Monika Kryemadhi, Piro Xhixho dhe Ema Çoku./vizionplus.tv

Read Entire Article