Blinken i kërkoi Netanyahut të “përfitojë” nga vdekja e Sinwar dhe të arrijë armëpushimin në Gaza

2 hours ago 15

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken i kërkoi kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu që të “përfitojë” nga vdekja e liderit të Hamasit, Yahya Shinwar, për të arritur një armëpushim në Rripin e Gazës.

Në takimin e tij me Netanyahun në Jerusalem, kreu i diplomacisë amerikane nënvizoi nevojën që Izraeli të përfitojë (nga vdekja e Sinwar) për të arritur lirimin e të gjithë pengjeve dhe për t’i dhënë fund luftës në Gaza, në një mënyrë që do të siguronte siguri të qëndrueshme për të dyja palët.

Lexo edhe :

Related Posts

Blinken i bëri thirrje gjithashtu Netanyahut të marrë “masa shtesë” për të rritur dhe mbajtur fluksin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës. Gjithashtu duhet të sigurohet që ndihma të arrijë civilët “nga skaji në fund” të enklavës, theksoi ai.

Yahya Sinwar, u vra gjatë një bastisje nga ushtria izraelite./vizionplus.tv

Read Entire Article