“Më i fortë se kurrë”, Meta reagon pas arrestimit: Armiqve do iu ngrijë buzëqeshja!

4 hours ago 190

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar për herë të parë që nga arrestimi i tij.

Përmes një shkrimi në Facebook, Meta falenderon anëtarët e partisë së tij për mbështetjen, ndërsa shprehet se ai u rrëmbye nga narkoshteti.

Lexo edhe :

Related Posts

Në të njëjtën kohë, Meta mohon kategorikisht akuzat ndaj tij.

“Falenderoj përzemërsisht të gjithë anëtarët e Partisë së Lirisë për mbështetjen e jashtëzakonshme që më kanë dhënë deri tani.

Po kështu nga sot lufta jonë nis një faqe të re në përballjen pa asnjë kompromis me Narkoshtetin e instaluar brutalisht.

Jam i bindur në fitoren e kauzave tona kombëtare dhe demokratike!

Armiqtë e kombit tonë dhe demokracisë do u ngrijë e qeshura në buzë~

Rrëmbimi im sot në mënyrën më banditeske tregon panikun e regjimit diktatorial nga ballafaqimi me të vërtetat”, shkruan ai.

Po ashtu, Meta shprehet se është më i fortë se kurrë dhe do të vijojë me mbrojtjen e interesave kombëtare.

“Ju siguroj se pas njohjes me vendimin e arrestimit tim ndihem më i fortë se kurrë dhe besoj edhe shumë në pafajësinë time të plotë.

Ndihem krenar që jam rrëmbyer dhunshëm nga antishqiptarët dhe shqipfolësit vetëm për patriotizmin tim dhe mbrojtjen e interesave kombëtare.”, shkruan Meta.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u arrestua këtë të hënë, ndërsa akuzohet për pastrim parash dhe korrupsion./vizionplus.tv

Read Entire Article