Përplasen tre automjete në Kosovë, raportohet për viktima dhe disa të lënduar

3 hours ago 20

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në autostradën “Ibrahim Rugova”, Kosovë.

Të paktën tri automjete janë përfshirë në këtë aksident, ku si pasojë raportohet për viktima dhe disa të plagosur.

Njoftimi nga zëdhënësi i Policisë:

Me datë 21.10.2024 rreth orës 18:40 në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” në Prizren Veri-Prizren Jug; km-13 është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet ku janë të përfshira: Një automjet me targa të huaja, një kamion dhe një automjet me targa vendore.

Ne vendin e aksidentit kanë dalë njësitet relevante policore dhe ekipe tjera. Policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me shkaktarët e këtij aksidenti të rendë.

/vizionplus.tv

Read Entire Article