“Sdo të gjejë vrimë miu”, Blushi kërcënon Ramën: Nëse Metës i ndodh gjë në burg, përgjegjësia do të jetë e jotja

2 hours ago 18

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një konferencë për mediet ditën e sotme ka kërcënuar kreun e qeverisë Edi Rama, se do të mbajë përgjegjësi nëse Metës i ndodh gjë në burg. Ai gjithashtu tha se që prej ditës së djeshme rreth e qark Partisë së Lirisë ka pasur persona, të cilët sipas tij, janë spiunë të shërbimit informativ shtetëror.

Blushi: Kam një paralajmërim publik për të gjithë spiunët e shërbimit informativ shtetëror dhe të SPAK që nga mbrëmë deri sot po vërtitetn si hiena rreth PL, qëdroni larg. Qëndroni larg kësaj godine se as Altin Dumani nuk do t’ju bëjë derman. Dhe sigurisht një tjetër paralajmërim kam për Edi Ramën personalisht. Nëse Ilir Metës i ndodh gjë brenda ambienteve ku është izoluar, përgjegjësia do të jetë e tij personale. Jo vrimë miu, por as vrimë gjilpëre nuk do të gjejë.

Ndër të tjera ai tha se ka komunikuar me Metën i cili ndodhet në qeli dhe Presidenti i PL-së nuk ka asnjë porosi të veçantë nga burgu.

Blushi: Ilir Meta është shumë mirë me shëndet, i fortë. Nuk ka nevojë për porosi ekstra nga burgu. Linja e partisë është e qartë, luftë pa kompromis, përballje dhëmbë për dhëmbë me narkoshtetin.

Ilir Meta u arrestua ditën e djeshme në afërsi të kthesës së Kamzës, teksa po kthehj me automjetin e tij nga Kosova. Ndaj tij rëndojnë tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurie. Masë sigurie “detyrim paraqitje” u vendos ndaj Monika Kryemadhit, “arrest shtëpie” ndaj Piro Xhixhos dhe “detyrim paraqitje” ndaj Ema Çokut./vizionplus.tv

Read Entire Article