U kap në flagrancë duke prerë bimët narkotike, arrestohet 49-vjeçari në Përmet

2 hours ago 26

Një 49-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Përmetit këtë të martë.

Ai  u kap në flagrancë, duke prerë bimët narkotike që kishte kultivuar në fshatin Miçan.

Sipas njoftimit zyrtar, u asgjësuan nëpërmjet djegies, 43 bimët narkotike që kishte kultivuar 49-vjeçari.

Njoftimi i plotë:

Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, të kryer për 4 muaj, në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjirokastrës, për sigurimin e provave për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Miçan, Komisariati i Policisë Përmet, në bashkëpunim me Sektorin Operacional për Përgjimet Ambentale e DVP Gjirokastër, finalizuan operacionin policor të koduar “Miçan”.

Gjatë operacionit u kap në flagrancë, duke prerë bimët narkotike që kishte kultivuar në vendin e quajtur “Fundi i Dërrasës”, shtetasi D. M., 49 vjeç, banues në fshatin Nikollarë, Skrapar.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u asgjësuan nëpërmjet djegies, 43 bimët narkotike që kishte kultivuar ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. /vizionplus.tv

Read Entire Article