Aksident në Vlorë, lëndohet drejtuesi i mjetit

2 hours ago 23

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në autostradën Vlorë-Fier, pranë Pusit të Mezinit.

Shoferi i mjetit tip “BMW” që ishte duke udhëtuar nga Vlora në drejtim të Fierit ka dalë nga rruga duke përfunduar jashtë karexhates.

Nga aksidenti ka marrë dëmtime të lehta drjetuesi i mjetit, i cili është dërguar me ambulancë në drejtim të spitalit rajonal të Vlorës.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit./vizionplus.tv

Read Entire Article