Monza ikën nga fundi i Serie A, fitore e madhe 3-0 në Verona, Valencia zhytet në krizë në Spanjë

2 hours ago 21

Java e 8 e kampionatit italian u mbyll me suksesin e rëndësishëm të Monzës 3 me 0 në transfertë kundër Veronës. Fitore e çmuar që shpëton jo vetëm stolin e  Aklesandro Nestes tek skuadra lombarde, por i siguron Monxës tre pikë jetike në kuadër të betejës për mbijetesë, aq më tepër që ndeshja u luajt në Bentegodi.

Dani Mota ishte protagonist i madh i ndeshjes, pasi shënoi një gol të bukur fillimisht për të zhbllokuar ndeshjen në minutën e 9 dhe dyfishoi shifrat në minutën e  74.  5 minuta më vonë Bianco mbyllur llogaritë e ndeshjes. Monxa la vendin e fundit në renditje dhe ngjitet në 7 pikë, ndërsa Verona qëndron në kuotën e 9 pikëve.

Në Spanjë në duelin e fundit të javës së 10, surprizë fitorja e Las Palmas në fushën e Valenasi 3 me 2. Goli i Pepelu me penallti në minutën e  14  dhe përshtypjen e një ndeshje jo të vështirë për Valencian, mirëpo miqtë barazuan në fundin e pjesës së parë me Munjoz.

Jo vetëm kaq por Silva në nisje të së dytës përmbysi gjithçka për Las Palmas. Për të komplikuar dhe më shumë ndeshjen e vendasve mendoi Pepelu që doli jashtë më të kuq  në minutën e  69. Kjo gjë i hapi rrugë golit të tretë të miqve shënuar nga  Moleiro, dhe e bëri të pavlefshëm golin e dytë të Valencias në minutën e 4 shtesë. Me këtë rezultat të dyja ekipet ndajnë vendin e fundit në renditje pasi kanë nga gjashtë pikë. /vizionplus.tv

Read Entire Article