City në kërkim të pasuesit të Pep Guardiolës, Alonso mendohet favorit për stolin e “qytetarëve”

3 hours ago 16

Fundi i sezonit pritet të sjell edhe divorcin mes Bayer Leverkusen e Xabi Alonsos.

Trajneri spanjoll besohet se do të largohet nga “aspirinat”, pasi kërkohet nga dy gjigantë të futbollit Europian. Në gjurmët e tij gjendet Manchester City dhe Real Madrid.

Anglezët janë në kërkim të pasuesit të Pep Guardiolës, në skadencë kontrate me kampionët e Anglisë në verën e vitit 2025.

Gjithsesi, problem te City mbetet vendimi i gjykatës, me klubin që rrëzikon dënim të rëndë për shkak të shkeljes së rregullave të Fair Play Financiar.

Marrëveshja aktuale e Alonso me Bayer Leverkusen skadon në vitin 2026, por kampionët në fuqi të Bundesligës janë në kërkim të pasuesit të tij.

Spanjolli e ka drejtuar skuadrën gjermane në 68 fitore në 101 ndeshje, duke humbur vetëm 12 ndeshje deri më tani.

Read Entire Article