Rama thirrje bizneseve: Deklaroi pagat reale dhe paguani sigurimet shoqërore, është detyrim

2 hours ago 2

Kryeministri Edi Rama dhe disa nga ministrat e qeverisë kanë qenë në një takim me bizneset, ku fokusi ka qenë te formalizimi i pagave dhe pagesa e kontributeve shoqërore.

Rama tha se kush nuk deklaron pagën e plotë u bën dëm pensionistëve, por edhe fëmijëve sepse 500 milionë eurot që duhej të shkonin për investime, por shkojnë për pensione.

Lexo edhe :

Related Posts

“Ajo që ndodh në realitetin e marrëdhënies mes shtetit dhe pensionistit është që çfarë shteti mbledh nga kontributet e sigurimeve shoqërore që deklaron sipërmarrja në muajin shtator, i kalon menjëherë për pensione në muajin shtator. Ky është mekanizmi. Pra faktikisht, në pagesën e detyrimeve, janë detyrimet ndaj sigurimeve shoqërisë, ndaj sigurimeve shëndetësore dhe tatimi, i cili shkon në buxhet,. Ai investohet për projekte të ndryshme dhe shpenzohet për funksione të ndryshme, ndërsa sigurimi shoqëror shkon nga banka ku jepet paga për punonjësin, tek sporteli apo tek banka ku jepet pensioni. Këtë e them për të kuptuar se kush nuk paguan sigurime shoqërore apo fsheh peshën reale të tyre, vjedh nga ky transaksion, heq para nga vagonat e trenit që bëjnë vajtje ardhjen mes kontributeve dhe pensioneve.

Çdo vit gjysmë mln euro shtohet nga buxheti për të plotësuar boshllëqet. Pra kush nuk deklaron pagën e plotë i bën dëm pensionistëve, por edhe fëmijëve sepse 500 mln lekë duhet të shkonin për kopshte e shkolla, për investime për të ardhmen.

Është çështje sigurie shoqërore jo detyrim formal. Nuk është as ndihmë e dhuratë qeveritare por një detyrim i drejtpërdrejtë”, tha ai. /vizionplus.tv

Read Entire Article