“Një motërfu**er e goditi në kokë Ilir Metën”, Kryemadhi “shpërthen” ndaj policisë”: E rrëmbyen!

2 hours ago 19

Deputetja Monika kryemadhi nuk i kurseu kritikat ndaj policisë e cila arrestoi ish-presidentin Ilir Meta ditën e djeshme, 21 tetor. Arrestimi i tij u bë në afërsi të kthesës së Kamzës. Në videon e siguruar nga Vizion Plus ditën e djeshme, Operacionalja shihet teksa e nxjerr me forcë Metën nga Makina, ndërsa ish-Presidenti bëri rezistencë. Në një deklaratë për mediet, Kryemadhi tha ditën e sotme se do të respektojë masën e dhënë ndaj saj “Detyrim paraqitje”.

Kryemadhi tha se policët e rrëmbyen Metën si të ishte kriminel teksa nuk kurse as kritikat ndaj tyre duke i quajtur “motërf***er”.

Kryemadhi: Patjetër, do e respektoj masën (detyrim paraqitjeje). Kjo është edhe drejtësia e kastruar e Edi Ramës. Beteja nuk është te forca, por te argumenti. A ka qeveria argument për incenaratorin e Tiranës, po ndërtimi pa leje i hektarëve dhe kamionëve me dhera me miliona euro? Po pallatet ku pastrohen parat  e drogës nga Spanja, Dubai etj.? Çfarë bën SPAK-u? Bashkon SPAK-u dosjen e CEZ-DIA në 5 vjet!

S’kanë argument dhe hajt t’i mbyllin gojën Ilir Metës, e ta fusin brenda, me një rrëmbim kriminal, siç bënë bandat e Shijakut dhe Durrësit. Njerëz dy metra të gjatë, me kapuç dhe kallash, e kë do kapnin?

Ilir Meta nuk është kriminel. Kur e kanë kërkuar Ilir Metën e s’u ka vajtur? Kur i kanë thënë Ilirit të shkojë dhe nuk ka shkuar. Kur u ka thënë Ilir Meta jo atyre? Kush është Ilir Meta që e tërheqin ashtu? Na del edhe një motërfucker atje, që e godet në kokë! Kush është policia e Neritan Nallbatit që na bëka aksion?!

Policia e grupit të Shijakut, e vezëve dhe miellit, që kontrollon portin e Durrësit dhe Policinë e Shtetit? Tentova unë të hap gojën për inceneratorin e Tiranës dhe s’u bë asgjë, vazhdojnë paratë e paguhen, mediat paguhen dhe s’bëhet asgjë./vizionplus.tv

Read Entire Article