Kryemadhi deklaratë për mediat: SPAK gënjen për operacionet, procesi ndaj meje është politik

2 hours ago 16

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka dalë në një deklaratë për mediat, një ditë pasi u mësua se ndaj saj është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ajo tha se procesi ndaj saj është politik dhe erdhi pas denoncimit për inceneratorët, teksa ka mohuar akuzat në lidhje me operacionet estetike.

Lexo edhe :

Related Posts

“Pasi kam marrë materialin prej 167 faqesh nga gjykata për masën time të sigurisë. Në thirrjen time në SPAK gjitha pyetjet kanë pasur lidhje me kallëzimin për Erion Veliajn. Kur lexoja materialin shikoja se nuk kisha asnjë përfshirje. Qëkur ka nisur ka qenë një proces politik, erdhi pas denoncimit tim për inceneratorët. Jam këtu për të folur si Monika Kryemadhi, jo bashkëshortja e Ilir Metës. Janë thirrur qindra persona, janë kapur në mes të aeroporteve. Deklarata e djeshme e SPAK ku fliste për operacionet e Monika Kryemadhit ka cënuar nenin ligjor për sekretin hetimor. SPAK gënjen për 106 mijë euro operacione”, tha Kryemadhi. /vizionplus.tv

Read Entire Article