Ilir Meta në pranga, masë sigurie për Kryemadhin dhe dy të tjerë! Njëri prej tyre babai i Erisa Xhixhos

8 hours ago 124

Përveç arrestimit të Ilir Metës me urdhër të SPAK, masa sigurie janë dhënë edhe për tre persona të tjerë. Bëhet fjalë ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, ndaj së cilës është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje”,  Pirro Xhixhon, i cili është lënë në arrest shtëpie dhe Ema Cokun, e cila është lënë në detyrim paraqitje.

Pirro Xhixho është babai i Erisa Xhixhos, deputete e Partisë së Lirisë.

Katër masa sigurie

Arrest në burg: Ilir Meta

Detyrim Paraqitje: Monika Kryemadhi

Pirro Xhixho: Arrest shtepie (Babai i Erisa Xhixhos)

Ema Çoku- Detyrim Paraqitje

Ditën e sotme u arrestua me urdhër të SPAK kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ai u arrestua teksa lëvizte me automjetin e tij në vendin e quajtur kthesa e Kamzës dhe ka bërë edhe rezistencë ndaj policëve.

Mësohet se Meta është arrestuar në lidhje me çështjen e lobimit në SHBA, teksa masa detyrim paraqitje është vendosur për Monika Kryemadhin.

Meta ka qenë nën hetim për disa muaj, me akuzat që lidhen me një kontratë lobimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pastrimin e dyshuar të parave.

Dyshimet përfshijnë edhe kallëzime për shpenzime të paligjshme, përfshirë ndërhyrjet estetike jashtë vendit nga anëtarë të familjes së tij, konkretisht Monika Kryemadhi/vizionplus.tv

Read Entire Article