Çrregullime mendore nga vapa, i nxehti ekstrem shton qytetarët me probleme të shëndetit mendor

3 months ago 45

Përveç problemeve shëndetësore që shfaqen si pasojë e të nxehtit, temperaturat e larta po të shkaktojnë edhe probleme me shëndetin mendor.

Mjeku psikiatër në Elbasan, Andi Andoni,  thonë se qëndrimi për një kohë të gjatë nën rrezet e diellit, por edhe vapa e madhe ndikojnë tek pacientët.

Mjeku thotë se problemet me shëndetin mendor nuk duhen neglizhuar, pasi në mungesë të trajtimit t duhur, personi mund të bëhet një njeri i papërgjegjshëm për veprimet e tij.

Gjatë këtyre javëve të nxehta është rritur numri i pacientëve që shfaqin probleme me menaxhimin e ankthit, çrregullime me humorin etj.

“Një faktor që ndikon në përkeqësimin e shëndetit mendor është edhe përdorimi i alkoolit dhe lëndëve narkotike.”

Për të ruajtur një shëndet të mirë të mendjes, sipas mjekëve, duhet që me shfaqjen e shqetësimeve të vogla personi t’i drejtohet një specialisti për ndihmë.

Shqetësues mbetet fakti se mosha e pacientëve që shtrohen për kurim në spitalin psikiatrik të Elbasanit është në ulje dhe një nga faktorët është abuzimi me lëndët narkotike dhe alkoolit për një kohë të gjatë./vizionplus.tv

Read Entire Article