Çuçi viziton Vlorën pas përmbytjeve: Situata drejt normalizimit! Të gjitha strukturat shtetërore janë në terren

3 hours ago 10

Një ditë më parë moti i keq goditi vendin tonë duke krijuar probeme në disa qytete. Situata më e rëndë ishte në Vlorë, ku përmbytjet shkaktuan dëme të mëdha në banesa dhe biznesë, ndërsa rrugët u kthyen në lumenjë. Një ditë pas përmbytjeve, nënkryetari i Kuvendit, Bledi Çuçi ka shkuar në Vlorë për të parë nga afër situatën.

Ai shoqërohej nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe kryebashkiaku Ermal Dredha.

Çuçi u ndal te hidrovori i Vlorës, ku po vijon ndërhyrja për normalizimin e situatës.

Çuçi tha se të gjitha strukturat shtetërore janë në terren prej momenteve të para kur nisi kjo emergjencë dhe aktualisht gjendja është drejt përmirësimit.

Por, sipas tij do duhet të bëhet një vlerësim i mirë i kësaj që ka ndodhur dhe të merren të gjitha masat për ndërhyrje në infrastrukturën e kanalizimeve, si dhe të ndihmohen qytetarët dhe bizneset e prekura nga përmbytjet.

“Te hidrovori në Vlorë me ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vëngu dhe kryebashkiakun Ermal Dredha për të parë nga afër ndërhyrjet për normalizimin e situatës së krijuar nga reshjet intenstive. Të gjitha strukturat shtetërore, me Emergjencat Civile në krye, Forcat e Armatosura dhe ekipet e bashkisë janë në terren prej më shumë se 24 orësh. Aktualisht gjendja është drejt përmirësimit dhe përtej dëmeve materiale jo të pakta fatmirësisht nuk patëm pasoja në jetë njerëzore”, thotë Çuçi.

Më tej Çuçi mori pjesë edhe në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave në Prefekturën Vlorë, ku u diskutuan më gjerësisht masat për kapërcimin e kësaj situate./vizionplus.tv

Read Entire Article