I drejtuan armën në gjoks, zbardhet ekspertiza për 3 policët, qëlluan 6 herë makinën e qytetarit dhe i rrezikuan jetën

22 hours ago 992

Është zbardhur ekspertiza paraprake në lidhje me ngjarjen e 8 marsi të këtij viti në aksin Tiranë-Fushë Krujë.

Sipas ekspertizës plumbat e gjetura në automjetin tip Audi, ka rezultuar se i përkasin armës së shërbimit të ish-efektivit të Shqiponjave Rezart Berberi. Kjo është vërtetuar në bazë të ekspertizës paraprake të predhave të gjetura në mjetin tip Audi.

Lexo edhe :

Related Posts

Dyshohet se në drejtim të këtij mjeti ka qëlluar edhe një efektiv tjetër, por predha është dëmtuar dhe nuk është vërtetuar ende nëse i përket armës së efektivit Elton Dokollari apo Fliruan Zeneli.

Sipas burimeve në makinë janë konstatuar 6 vrima që dyshohet se janë shkaktuar nga 3 plumba, kjo për faktin se kanë depërtuar brenda, duke rrezikuar jetën e shoferit dhe shokut të tij.

Qytetari në dëshminë e tij është shprehur se pasi është ndaluar nga efektivët për kontroll, i ka dhënë dokumentët dhe u ka kërkuar që të largohet pasi kishte djalin në spital. Ky fakt është vërtetuar edhe nga grupi hetimor pasi kanë parë kartelën shëndetësore në spital.

Sipas qytetarit, një nga efektivët i ka vendosur pistoletën në gjoks dhe i ka kërkuar që të dalë nga mjeti. Në momentin që efektivi ka hequr pistoletën nga gjoksi i qytetarit, ky i fundit i ka dhënë gaz mjetit dhe është larguar me shpejtësi. Në këto momente efektivët kanë qëlluar me armën e shërbimit. Pas kësaj policët kanë bërë kallëzim për mosbindje ndaj forcave të policisë, por kanë fshehur faktin që kanë qëlluar me armë. Nga ana tjetër pronari i mjetit ka bërë kallëzim pranë Prokurorisë së Tiranës ku pas këqyrjes së mjetit zbuluan ngjarjen e rëndë.

Dy ish-efektivët Elton Dokollari, Fliruan Zeneli akuzohen për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyres dhe janë me masë sigurie detyrim paraqitje, ndërsa kolegu i tyre Rezart Berberi ndodhet ende në arrati i akuzuar për vrasje me dashje e mbetur në tentativë. /vizionplus.tv

Read Entire Article