Kapet 4 ton kokainë në Ishujt Kanarie, si ra në sy të autoriteteve anija me ngarkesën e drogës

3 hours ago 23

Katër ton kokainë u kapën në Ishujt Kanarie, në një anije mallrash, dhjetë anëtarë të ekuipazhit të së cilës, shumica shtetas turq, u ndaluan, siç njoftuan autoritetet spanjolle.

Anija, nën flamurin e Tanzanisë, u kap 300 kilometra nga Lanzarote, një nga ishujt Kanarie – arkipelag që ndodhet në brigjet veriperëndimore të Afrikës – sipas një deklarate të përbashkët nga xhandarmëria, policia dhe autoritetet tatimore.

Anija 70 metra u vendos të inspektohej sepse ndoqi një “rrugë të çuditshme”, nga Turqia në Afrikën Perëndimore, përpara se të merrte rrugën për në Gadishullin Iberik, pa ngarkim ose shkarkim zyrtar, shpjegohet në deklaratë.

Ajo u kontrollua në kuadër të një operacioni të përbashkët nga autoritetet doganore franceze dhe spanjolle, të cilat mobilizuan dy mjete lundruese.

“Sipas vlerësimeve të para, anija mbante 4000 kilogramë kokainë”, thanë autoritetet spanjolle.

Mallrat ishin në një ndarje midis kabinave të ngarkesave, një pikë jashtëzakonisht e paarritshme, shpjeguan ata.

Nga dhjetë anëtarët e ekuipazhit të arrestuar, përfshirë kapitenin, pesë kanë nënshtetësi turke, dy azerbajxhanas dhe një holandez. /vizionplus.tv

Read Entire Article