Polici plagos aksidentalisht me armë nënën e tij në Kosovë

2 hours ago 16

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kosovë. Një polic ka plagosur padashje nënën e tij.

Sipas policisë, e plagosura ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori, pra i bri është në komisariat për procedura të mëtejshme.

“Është raportuar se i dyshuari kosovar, zyrtar policor, nga pakujdesia ka plagosur me armë viktimën kosovare-nënën e tij. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, Prishtinë, ndërsa i dyshuari ndodhet në komisariat për procedura të mëtejeshme”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /vizionplus.tv

Read Entire Article