Izraeli vret komandantin e Hamasit në Liban

3 hours ago 22

Hamasi tha se një sulm izraelit vrau një nga komandantët e tij, gruan dhe dy vajzat e tij në një kamp refugjatësh në Libanin verior – një zonë e pa prekur më parë nga konflikti aktual.

Sipas Guardian, Hamasi tha se Saeed Atallah Ali, gruaja e tij, Shaymaa Azzam, dhe dy vajzat e tyre, Zeinab dhe Fatima, u vranë në një “bombardim sionist të shtëpisë së tij në kampin Beddawi” pranë qytetit verior të Tripolit.

Ali ishte udhëheqësi i Brigadave al-Qassam, krahu i armatosur i organizatës. Vdekja e tij u raportua më herët sot nga media pranë Hamasit. /vizionplus.tv

Read Entire Article