Shpërthime në Bejrut, Izraeli tenton të ekzekutojë zëvendësuesin e Nasrallah

3 hours ago 19

Izraeli ka nisur sulme të reja ajrore në Bejrut gjatë natës, me një seri shpërthimesh të forta në jug të kryeqytetit në orët e para të kësaj të shtune.

The Guardian shkruan se ushtria izraelite kishte lëshuar ​​një urdhër të ri për civilët në zonë që të evakuohen menjëherë për sigurinë e tyre.

Sipas IDF në zonë ndodheshin objekte që u shërbenin interesave të Hezbollahut.

“Për sigurinë tuaj dhe të familjarëve, duhet të evakuoni menjëherë këtë ndërtesë dhe ndërtesat fqinje dhe të qëndroni larg tyre në një distancë jo më pak se 500 metra”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu mediet e huaja shkruajnë se sulmi kishte në shënjestër Hashem Safieddine, kandidatin  për të zëvendësuar Hassan Nasrallah si udhëheqës të Hezbollahut . /vizionplus.tv

Read Entire Article