Dani Alves elozhe Realit: Çfarë do të ishte futbolli pa brazilianët!

2 years ago 21
Reklamë

Dani Alves komenton në mënyrën e tij në Instagram fitoren me përmbysje të Realit të Madridit ndaj City-t, sukses që i dha kualifikimin në finale të Championsit skuadrës madrilene.

Futbollisti i Barcelonës, u thur elozhe brazilianëve të Realit, që dhanë kontribut të madh në mbrëmjen magjike të “Bernabeut”:

“Futboll, miq. Ashtu si në jetë, nuk ekziston fati. Ose dominoni lojën ose ju dominon loja. Ah, çfarë do të ishte futbolli pa brazilianët!”, ka shkruar Alves.

Casemiro, Milito, Vinicius e heroi Rodrygo (shënoi dy gola) në fushë dhe Marcelo në stol: pesë bashkëkombës të Dani Alvesit ngritë lart kupën me veshë të mëdhenj. Ku ka braziliane, ka dhe spektakël.

Top Channel

Read Entire Article