Ish-futbollisti Dani Alves u dënua me 4 vite e gjysmë burg për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në një prej klubeve të natës në qytetin e Barcelonës, ngjarje kjo ndodhur në 30 dhjetorin e 2022.
Ish-lojtari Brazilian ka humbur respektin e shumë tifozëve pas kësaj ngjarjeje, teksa Barcelona e ka larguar nga lista e futbollistëve që mbajnë statusin e legjendës.
Mediat spanjolle shkruajnë se Barcelona ka reaguar ndaj dënimit të Alves duke e hequr atë nga lista zyrtare e legjendave të klubit. Gjithsej 102 lojtarë janë përfshirë në listë, duke përfshirë themeluesin e klubit Joan Gamper dhe Lionel Messi, Jordi Alba, Sergio Busquets dhe Gerard Pique ishin lojtarët më të fundit që u shtuan, me emrin e Alves që nuk shfaqet më në atë sektor në faqen zyrtare të klubit.
Ndërkohë, në vendlindjen e tij në Brazil, banorët e Bahia kërkojnë që të hiqet statuja e Dani Alves nga Juazeiro. /vizionplus.tv