David Beckham tenton të mbjellë një trëndafil, por pse Instagrami po “tallet” me të

3 months ago 34
Reklamë

Me një video të re, David Beckham u tregon miqve të tij online në Instagram se si kujdeset për kopshtin, nën udhëzimet e bashkëshortes së tij, Victoria .

Në klip, ish-futbollisti gërmon kopshtin e tij zbathur, duke mbajtur një lopatë dhe përpiqet të mbjellë një trëndafil rozë. Në fillim duket se ka vështirësi me gërmimin dhe merr disa minuta vetë, ndërsa Beckham insiston të provojë përsëri.

Në fund ai pozon për një foto, pranë shkurret e trëndafilit që sapo kishte mbjellë.

Ndjekësit e Beckham-it nuk qëndruan indiferentë mënyrën sesi ai i kryen detyrat e kopshtarisë, por edhe faktin që këtë punë e bën, pa veshur këpucë. “ Mund të shikoj video të tilla gjatë gjithë ditës ”, ka shkruar dikush me ikona duke qeshur. “Është më e lehtë me këpucë Dave”, tha dikush tjetër./vizionplus.tv

Read Entire Article