DEA amerikane shkatërron grupin italo-shqiptar, 9 në pranga! Droga gjendet e fshehur në lavatriçe

2 months ago 29

ITALI – Ditën e sotme, Gurdia di Finanza në bashkëpunim me DEA-n amerikane ka shkatërruar një grup kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

Grupi, me bazë në Tor Bella Monaca, Romë, përbëhej nga shetats italianë dhe shqiptarë. Nëntë persona u arrestuan gjatë operacionit.

Hetimet çuan në sekuestrimin e mbi 72 kilogramëve kokainë e cila kishte mbërritur nga Ekuadori në portin e Civitavecchia-s. Gjithashtu një plantacion marijuane u gjet brenda një vile në provincën romake.

Më tej është dokumentuar edhe blerja e mbi 50 kilogramëve hashash nga Spanja. Gjatë kontrolleve policia gjeti drogë të fshehur në një lavatriçe.

Grupi akuzohet për pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e paligjshëm të lëndëve narkotike, prodhimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje, posedim dokumentesh false identifikimi, dhe vjedhje të energjisë elektrike./vizionplus.tv

Read Entire Article